Pas një hetimi të dokumenteve të rrjedhura nga WikiLeaks, u zbulua se John Podesta, menaxheri i fushatës se kandidates presidenciale Hilari Klinton, ka marrë një email tronditës për fundin e botës.
Një anëtar i një organizate të fshehtë kanadeze, Ken Coffin, pretendon se njerëzimi mund të zhduket pas 20 vjetësh, kur të ndodhë zhvendosja magnetike në Polin e Veriut.
Coffin kontaktoi me zotin Podesta duke i shkruajtur se lëvizja e polit magnetik mund ta zhdukë njerëzimin nga faqja e planetit dhe se ngjarje katastrofike mund të ndodhin në planetin tonë.
“Unë përfaqësoj një organizatë sekrete kanadeze që njihet si DARPA, por punon me qeverinë për të ndjekur bizneset në rritje, thoshte ai në email.
“Wikileaks” shkruan se, sipas ekspertëve, pozicioni i Polit të Jugut ka ndryshuar dhe nuk është i vendosur pikërisht në Antarktidë, Poli i Veriut besohet gjithashtu duke u zhvendosur në të gjithë Oqeanin Arktik. Por mendohet se katastrofat e sipërpërmendura mund të ndodhin pas qindra vitesh.
Mësohet se Podesta ka shkëmbyer disa emaile rresht me Coffin./SYRI.net
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...