Elefanti ka goditur për vdekje një punëtor të kopshtit zoologjik në Spanjë.
Goditjen e bëri me “hundën” tij, teksa hodhi punëtorin drejt hekurave ku ishte izoluar kafsha, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Joaquin Gutierrez Arnaiz, 44 vjeç, u godit të mërkurën nga një elefant afrikan 4.4 tonë në Parkun Natyror Cabarceno në Cantabria, Spanjë veriore.
Gutierrez Arnaiz u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Marques de Valdecilla, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Në kohën e incidentit, stafi po pastronte kompleksin e elefantëve.
Lidhur me këtë rast, policia lokale, Garda Civile dhe kopshti zoologjik filluan hetimin e këtij incidenti. /arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...