Dhjetëra elefantë po ndihmojnë në shpëtimin e qindra njerëzve që kanë mbetur të bllokuar nga përmbytjet vdekjeprurëse, që deri me tani kanë marrë 70 jetë njerëzish në Nepal.
Shirat e fortë kanë shkaktuar rrëshqitje të dheur dhe pritet që numri i viktimave të rritet ndjeshëm, transmeton portali arbresh.info
Pasi daljës nga shtrati të lumit Rati në Sauraha, rreth 600 persona kanë mbetur të bllokuar nga përmbytjet.
Sauhara është afër Parkut Nacional Chitwan, park që kryesisht frekuentohet nga turistët për shkak të numrit të madh të elefantëve që ndodhen aty.
Shumë prej këtyre elefantëve janë vënë në punë dhe sipas zyrtarëve, deri me tani ata kanë shpëtuar gjysmën e njerëzve që kanë mbetur të bllokuar.
Deri në 100 mijë njërëz janë prekur nga vërshimet në Nepal, ku shumë zona kanë mbetur pa energji. Rreth 26 nga 75 qarqe të vendit thuhet se janë nën ujë, ose janë goditur nga rrëshqitjet e dheut./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BXxmxJVDdbu/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten