Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bruksel. Ai u qëllua disa herë në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është rreth 38-vjeç.
Nga të dhënat e para, sipas medieve, shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba, ndërsa dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë.
Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet./abcnews/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë