Irani ka ekzekutuar opozitarin e regjimit, Ruhollah Zam, editorin e faqes së lajmeve Amed News, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, gazetari Zam u ekzekutua këtë mëngjes pas miratimit nga Gjykata e Lartë e vendimit të dhënë nga Gjykata Revolucionare.
Amed News, e cila përshkruhet me “ndërgjegjësim, luftë, demokraci” filloi aktivitetet e saj në vitin 2015 përmes aplikacionit të rrjetit social Telegram. Llogaria e cila kryesonte me lajme kundër regjimit dhe e cila arriti në mbi 1 milion ndjekës në një kohë të shkurtër, u mbyll pas rreth 2 vitesh.
Faqja e lajmeve me editor, Ruhollah Zam vazhdoi më pas publikimet e saj me emrin Sedaimardom (Zëri i Popullit).
Zam u arrestua në tetor 2019 me arsyen se “zhvillon aktivitete kundër revolucionit” dhe më pas u transferua në Iran.
Gjykata Revolucionare në qershor dënoi me vdekje Zam-in me akuzën e “shkaktimit të ligësive në botë”.
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...