Eksportet e Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian në 11 muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 78 miliardë e 557 milionë e 731 mijë dollarë duke u rritur me 34.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet e Turqisë në periudhën janar-nëntor 2021 arritën në 203 miliardë e 141 milionë e 161 mijë dollarë duke u rritur me 33.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.
Në periudhën në fjalë drejt vendeve të BE-së me një rritje 34.3 për qind u realizuan eksporte në vlerën 78 miliardë e 557 milionë e 731 mijë dollarë.
Në 11 muajt e parë të vitit drejt vendeve të BE-së janë kryer më shumë eksporte në industrinë e automjeteve, veshjet e gatshme dhe konfeksione, kimikatet dhe produktet e tyre, çelikun, hekurin dhe metalet jo të hekurta.
Pjesa e eksporteve të kryera për industrinë e automjeteve, veshjet e gatshme dhe konfeksione, kimikatet dhe produktet e tyre, çelikun, hekurin dhe metalet jo të hekurta në vendet e BE-së ka qenë 65 për qind.
Në periudhën në fjalë drejt vendeve të BE-së janë kryer 17 miliardë e 81 milionë e 130 mijë dollarë eksporte në fushën e industrisë së automjeteve, 11 miliardë e 142 milionë e 687 mijë dollarë në veshjet e gatshme dhe konfeksione, 9 miliardë e 39 milionë e 894 mijë dollarë në kimikatet dhe produktet e tyre, 7 miliardë e 582 milionë e 986 mijë dollarë për çelikun dhe 5 miliardë e 825 milionë e 459 mijë dollarë për hekurin dhe metalet jo të hekurta.
Eksportet e kompanive të Stambollit drejt Gjermanisë u rritën 23.1 për qind
Nga vendet e BE-së, eksportet më të larta Turqia i ka realizuar drejt Gjermanisë.
Eksportet e kryera drejt Gjermanisë në periudhën janar-nëntor 2021 arritën në 16 miliardë e 74 milionë e 831 mijë dollarë duke u rritur me 23.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.
Shumica e eksporteve drejt Gjermanisë janë kryer nga Stambolli. Për periudhën në fjalë eksportet e kompanive të Stambollit drejt Gjermanisë u rritën 23.1 për qind duke arritur në vlerën 7 miliardë e 54 milionë e 168 mijë dollarë.
Në 11 muajt e parë të vitit nga Stambolli janë realizuar drejt Italisë 9 miliardë e 597 milionë e 518 mijë dollarë eksporte, në Spanjë 8 miliardë e 435 milionë e 861 mijë dollarë, në Francë 7 miliardë e 613 milionë e 990 mijë dollarë, në Holandë 5 miliardë e 624 milionë e 632 mijë dollarë dhe drejt Rumanisë 4 miliardë e 430 milionë e 662 mijë dollarë eksporte./AA
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...