Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë identifikuar një sulm të dytë kibernetik të ashtuquajtur “fshirës” i synuar në Ukrainë, raporton Dan Milmo.
Paralajmërimi nga laboratorët e kërkimit ESET, një firmë e sigurisë kibernetike me bazë në Sllovaki, vjen pasi ajo njoftoi një sulm fillestar më 23 shkurt, të cilin e kishte quajtur HermeticWiper, transmeton arbresh.info.
Sulmet me fshirëse çaktivizojnë kompjuterët, shembulli më famëkeq është sulmi NotPetya i vitit 2017, që i atribuohet Rusisë, i cili shkaktoi kërdi në të gjithë Ukrainën dhe gjetkë duke enkriptuar në mënyrë të pakthyeshme kompjuterët.
ESET tha në një raport të martën se kishte zbuluar tani një sulm të dytë me fshirëse kundër një rrjeti qeveritar ukrainas, i zbuluar në ditën e fillimit të ofensivës më 24 shkurt, që e ka quajtur IsaacWiper. Ai e përshkroi atë si “më pak të sofistikuar” sesa HermeticWiper.
Megjithatë, ESET shtoi në një postim në blog se kishte zbuluar një “komponent krimbi”, të quajtur HermeticWizard, që mund të përdoret për të përhapur HermeticWiper në rrjetet lokale.
NotPetya u bë virale dhe shkaktoi dëme në 65 vende (kostoja totale e sulmit u vlerësua në 10 miliardë dollarë).
Ndikimi fillestar i HermeticWiper duket se ishte në qindra kompjuterë në të paktën pesë organizata ukrainase dhe gjithashtu goditi kompjuterët në Letoni dhe Lituani. ESET thekson se ende nuk ia ka vënë fajin asnjë shteti apo organizate për këto sulme./arbresh.info/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...