Një ekip i futbollit tibetian i përbërë nga femrat kanë pohuar se u është mohuar viza që të marrin pjesë në një turne në Teksas.
Ato kanë theksuar se nuk kanë ‘marrë asnjë arsye kontrete’ për refuzimin e vizave nga Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.
Shumica e lojtareve janë refugjatë tibetiane që jetojnë në Indi dhe për marrjen e vizës kishin aplikuar në ambasadën amerikane në Delhi.

Urdhëri i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, nuk ka në listë as Indinë, por as Kinën.
Tibeti, territor i largët, kryesisht budistë, i njohur si ‘çatia e botës’ qeverisët si rajon autonom i Kinës.
Cassie Childers, drejtoresha ekzekutive e ekipit, ka shprehur zhgënjimin e saj, duke shtuar se ‘ekipi kishte planifikuar udhëtimin për muaj të tërë’.
“Konsiderojmë që SHBA-të duhet të ndjehen të turpëruara për refuzimin e vizave për ekipin që përbëhet nga femrat”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar