Mediat amerikane njoftuan të premten se avokatët e ish-Presidentit Donald Trump u kanë dorëzuar hetuesve federalë në muajt e fundit, dokumente të tjera të klasifikuara, si dhe një laptop (kompjuter portativ), që i përkiste një ndihmësi të zotit Trump.
Sipas një personi në dijeni të çështjes, avokatët kishin dhënë gjithashtu dhe një dosje të zbrazët, ku shënohej informacion i klasifikuar.
Një prokuror i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë po heton lidhur me posedimin nga ana e zotit Trump të qindra dokumenteve të shënuara si sekrete, në pronën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.
Gjatë një kontrolli që ushtruan në muajin gusht, agjentët e FBI-së gjetën rreth 100 dokumente të klasifikuara, mes tyre dokumente të klasifikuara si tejet sekrete. Një juri e madhe federale po dëgjon tashmë prej muajsh prova lidhur me këtë çështje.
Lajmi mbi dokumentet e reja të gjetura në rezidencën e zotit Trump u njoftua fillimisht nga rrjeti televiziv ‘ABC News’.
Personi në dijeni të kësaj çështjeje tha se një numër i vogël dokumentesh të klasifikuara ishin gjetur gjatë një kontrolli që u mbikëqyr nga ekipi ligjor i zotit Trump disa javë më parë në Mar-a-Lago. Ato iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë. Dokumentet u gjetën në një kuti që kishte me mijëra faqe dokumentesh të tjera, tha i njëjti person./VOA/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...