Ekipi dhe familja e Alexei Navalny nuk janë në gjendje të sigurojnë një vend për të mbajtur ceremoninë e lamtumirës publike, tha të martën zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh përmes një postimi në rrjete sociale. Një ditë më parë, zëdhënësja e liderit të opozitës ruse apeloi që të vihej në dispozicion një hapësirë.
“Ne kontaktuam shumicën e agjencive funerale private dhe publike dhe vendet tregtare,” shkroi Yarmysh në X. “Diku thonë se dhoma është e zënë. Diku refuzojnë të përmendin emrin Navalny. Në një vend na u tha drejtpërdrejt se shtëpitë funerale ishin të ndaluara të punonin me ne.”, u shpreh zëdhënësja.
Më herët, edhe nëna e Navalnyt ka akuzuar autoritetet ruse se e kanë kërcënuar për të mbajtur një ceremoni private varrimi. Familja e Navalnyt dhe liderët perëndimore kanë drejtuar gishtin nga Kremlini, si përgjegjës për vdekjen e tij në një burg në Arktik./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...