Ekipi i Kryqit të Kuq u lirua pasi u mbajt gjatë përpjekjes për të evakuuar Mariupolin
Një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është liruar pasi u ndalua gjatë një përpjekjeje për të arritur në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol dhe u mbajt në Manhush aty pranë, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
“Pas negociatave, ata u liruan gjatë natës dhe u dërguan në Zaporizhzhia,” citon Reuters të ketë thënë ajo. Zaporizhzhia është rreth 200 km larg nga Mariupol në jug të vendit.
Ekipi po “mbahej në qytetin Manhush, 20 kilometra në perëndim të Mariupolit”, tha zëdhënësi i KNKK-së Jason Straziuso për Reuters.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se ekipi i Kryqit të Kuq po mbahej nga “autoritetet okupuese”./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim