Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi sot ngritjen e kampeve në kufirin perëndimor të vendit për të akomoduar të mbijetuarit e përmbytjeve shkatërruese në Libinë fqinje.
Sipas gazetës “Al Ahram”, Sisi ka kërkuar që të organizohen kampe në bregdet, në kufirin me Libinë, “për vëllezërit tanë libianë që humbën shtëpitë e tyre”.
Autoritetet libiane vlerësojnë se të zhdukurit në qytetin Derna janë “mijëra” ndërsa të vdekurit e konfirmuar i kalojnë 5000. Të paktën 30,000 banorë të qytetit u zhvendosën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Midis viktimave janë të paktën 145 egjiptianë, trupat e të cilëve u riatdhesuan dje të martën. Sisi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e tyre dhe bëri thirrje për “ndihmë urgjente” për të afërmit e viktimave./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...