Policia egjiptiane ka arrestuar një gazetarë të agjensisë së lajmeve Al Jazeera mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë e vendit dhe nën dyshimin për lidhjet e tij me Vëllazërinë Myslimane.
Transmetuesi me bazë në Katar, tha se nuk e di se ku është duke u mbajtur Mahmoud Hussain, transmeton arbresh.info.
Hussain është marrë në pyetje për më shumë se 15 orë në aeroportin e Kajros të martën pas mbërritjes për pushimet e tij vjetore, tha transmetuesi në faqen e saj. Aktulisht ai është me bazë në Doha, por ka punuar për Al Jazeera në Egjipt deri kur u mbyll zyrja në vitin 2013.
Ai është arrestuar në shtëpinë e tij në Kajro, të premten.
Për gjatë dy viteve të fundit autoritet egjiptiane kanë arretuar disa gazetarë të Al Jazeera, duke ngritur shqetësime mbi lirinë e medias në vend./Arbresh.info
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...