Australia ka njoftuar të martën se është regjistruar rasti i dytë i një personi të diagnostikuar me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.
Këtë javë, Australia u tërhoq nga synimi për vaksinimin e tërë popullsisë prej rreth 26 milionë banorësh deri në fund të vitit, pasi rregullatori evropian i ilaçeve raportoi raste të rralla të mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, duke e lënë të hapur mundësinë që kjo gjendje të jetë shkaktuar nga vaksina, shkruan ‘Reuters’ transmeton portali arbresh.info
Kjo i shtyri zyrtarët australianë që t’u rekomandojnë personave nën moshën 50-vjeçare që ta marrin vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” në vend të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, duke e çuar programin e vaksinimit drejt rrëmujës.
Tutje autoritetet thanë se nuk kanë plane për ta shtuar vaksinën me një dozë të prodhuesit amerikan, “Johnson & Johnson”, në programin e vaksinimit, në kohën kur Australia po synon që të largohet nga vaksinat që janë në shqyrtim e sipër për shkaktim të mundshëm të mpiksjeve. /arbresh.info/
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media