Katër trupa të tjerë të pajetë u gjetën në rrënojat e një ndërtese që u shemb në Miami, Florida, duke e dërguar numrin e të vdekurve në 16.
Këtë e deklaroi sot kryetari i qytetit të Miamit, Daniela Levin Kava. Që nga orët e hershme të së enjtes, kur ndodhi katastrofa, askush nuk është tërhequr i gjallë nga një grumbull betoni, materiali dhe metali gjersa 147 persona të tjerë janë shënuar të zhdukur, njoftoi chicagotribune.
Zyrtarët thanë se ata ende shpresonin të gjenin të mbijetuar. “Ne po bëjmë gjithçka në fuqinë tonë”, tha kryetari i qytetit në një konferencë shtypi, së cilës iu bashkua Guvernatori i Floridës, Ron de Santis.
Ende po hetohet se çfarë dërgoi në shembjen e ndërtesës shumëkatëshe pesë ditë më parë, por vëmendja është përqendruar në dëmtimet strukturore të renditura në raportin e inxhinierëve nga viti 2008, i cili u botua nga autoritetet e qytetit Surfside.
Në atë raport, inxhinierët përcaktuan dëmtime të konsiderueshme strukturore rreth pishinës në ndërtesë dhe përkeqësimin e çimentos në garazhin nëntokësor. Ndërtesa dymbëdhjetë katëshe është ndërtuar në vitin 1981 dhe kishte 130 apartamente. /Telegrafi/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...