Reduktim të përdorimit të kondicionerëve e orarit të ndriçimit nëpër rrugë, fasada e ndërtesa publike. Janë këto masat e prezantuara nga qeveria greke si pjesë e planeve të kursimit të energjisë që po venë në zbatim vendet e Bashkimit Europian për të frenuar rritjen marramendëse të çmimit të energjisë elektrike prej sulmit rus në Ukrainë.
Plani që vihet në zbatim të hënën tjetër parashikon emërimin e menaxherëve të posaçëm që do të analizojnë dhe hartojnë projekte për kursimin e energjisë në të gjitha ndërtesat publike. Në të gjitha këto ambiente do të ketë kontrolle që kondicionerët të mos lihen hapur pas orarit të punës.
Në rast shkeljeje të rregullave qeveria mund të aplikojë gjoba dhe të ndalojë punësimin për këto subjekte.
Në Itali, qeveria e ndau vendin në 6 zona ku do të aplikohen orare të ndryshme të kufizimit të ngrohjes me sistem qëndror kaloriferësh. Në zonat jugore që janë edhe më të ngrohta në dimër, kaloriferët qëndrojnë hapur 5 orë, ndërsa alpet e acarta veriore ngrohen pa kufizim./klan.al/
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal