Bullgaria ka raguar ndaj deklaratave të presidentit turk, Erdogan për ndryshimin e kufijve mes Turqisë dhe Greqisë duke theksuar se kjo nuk i shërben stabilitetit rajonal. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përcolli dje një deklaratë për shtyp përmes të cilës e vlerëson çdo rishikim të Traktatit të Lozanës që përkufizon kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë si një lëvizje kundër stabilitetit.
“Bullgaria beson se një diskutim i traktateve të paqes dhe kufijve ekzistues nuk shkon në të mirë të komunitetit ndërkombëtar dhe stabilitetit rajonal. Çdo rishikim i traktateve ndërkombëtare mund të bëhet vetëm me marrëveshje të përbashkët mes vendeve në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Deklarata pason komentet e Erdogan gjatë vizitës së fundit në Athinë ku ai foli hapur për nevojën e përditësimit të Traktatit.
/SYRI.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...