Në Brazil, policia ka kapur 60 pushkë sulmi të fshehur në një dërgesë në avionin që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Zhaneirios nga Miami, shkruan “RT” përcjellë arbresh.
Ngarkesa përfshinte disa lloje pushkësh dhe të gjitha armët e klasës ushtarake me kalibër të lartë. Sekuestrimi është raportuar të jetë më i madhi i këtij lloji në Brazil për një dekadë.
Një operacion i përbashkët nga policia braziliane dhe një njësi e specializuar për armët e zjarrit u zbuluan super dërgesën brenda aeroportit.
Policia arrestoi katër persona, njëri prej të cilëve thuhet se ishte një agjent doganor në Miami, ndërsa mediat raportojnë se vlera e dërgesës së armëve arrin deri në 4.2 milionë dollarë.

New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...