Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, përmendi rezultatin e zgjedhjeve italiane gjatë një mbledhjeje fondesh të organizuar nga guvernatorët demokratë, duke u kërkuar atyre që të “mos jenë optimistë” në funksion të zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit, të cilat mund të shohin republikanët të pushtojnë shumicë në të dyja degët e Kongresit.
“Sapo patë se çfarë ndodhi në Itali në ato zgjedhje. Ju po shihni se çfarë po ndodh në mbarë botën. Arsyeja pse shqetësohem për ta thënë këtë është se ju nuk mundeni tw jeni optimistë edhe për atë që po ndodh këtu”, tha Biden.
Sipas Seung Min Kim, Biden “po lëshonte një paralajmërim për fatin e demokracisë”.
Fjalimi i Biden, i cili ishte në një pritje të Shoqatës së Guvernatorëve Demokratikë në Uashington, ishte i papërgatitur. Dhe duket i destinuar të ketë një vend të një rëndësie të madhe në debatin politik italian në orët në vijim. /arbresh.info/
At DGA funder, Biden remarks on ?? PM elex as he warns about fate of democracy:
“You just saw what’s happened in Italy in that election. You’re seeing what’s happening around the world. The reason I bother to say that is you can’t be sanguine about what’s happening here either.”
— Seung Min Kim (@seungminkim) September 28, 2022
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante