E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi ka kërkuar që princi i kurorës së Arabisë Saudite të “ndëshkohet pa vonesë” për vrasjen e tij.
“Kjo jo vetëm që do të sjellë drejtësinë që e kemi kërkuar, por gjithashtu mund të parandalojë përsëritjen e veprimeve të ngjajshme”, tha Hatice Cengiz në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Reagimi i saj vjen pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se princi saudit, Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e Khashoggi.
Arabia Saudite e ka mohuar raportin.
Princi i Kurorës Mohammed, i cili është efektivisht sunduesi i mbretërisë, ka mohuar çdo rol në vrasje.
Khashoggi u vra ndërsa po vizitonte konsullatën Saudite në Stamboll, Turqi, në tetor të vitit 2018 dhe më pas trupi i tij u copëtua.
Gazetari 59-vjeçar kishte qenë dikur këshilltar i qeverisë Saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, por ai u hoq nga detyra dhe shkoi në mërgim të vetë-imponuar në SHBA në 2017.
Nga atje, ai shkroi një kolonë mujore në Ëashington Post në të cilën kritikoi politikat e Princit Mohammed.
Në kolonën e tij të parë për gazetën, Khashoggi tha se kishte frikë se do të arrestohej për lirinë e shprehjes dhe për mospajtim me qeverinë saudite.
“Është helbësore që princi i kurorës, i cili urdhëroi vrasjen brutale të një personi të pafajshëm të dënohet”, tha Cengiz.
“Nëse ai nuk dënohet, ai rrezikon që të na kërcënojë të gjithve dhe të jetë një njollë mbi njerëzimin”, shtoi ajo.
Cengiz, një studiuese akademike turke, bëri një lutje që udhëheqësit botërorë të distancohen nga princi i kurorës dhe të vendosin dënime të tilla si sanksione ndaj Arabisë Saudite./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan
Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua në Serbi
Irani ngre flamurin e kuq, sinjal për hakmarrje pas sulmeve ...
Gërvalla në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së She...
“Dyert e ferrit do të hapen së shpejti”, komandanti i Gardës...
Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agres...