Në një demonstrim prej disa mijëra pjesëmarrësish, politikanë kryesorë të opozitës italiane të krahut të djathtë kërkuan zgjedhje të parakohshme.
“Sot, ekipi që do të drejtojë Italinë në vitet në vijim është në këtë shesh”, tha sot kreu i partisë së ekstremit të djathtë ”Lega” dhe ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini në tubimin në ”Piazza del Popolo”, në Romë.
Aleanca e krahut të djathtë të tre partive tha se ”qeveria e Giuseppe Conte kishte premtuar shumë për tejkalimin e krizës së koronavirusit, por kishte bërë shumë pak.
”Shumë italianë do të vazhdojnë ende të presin ndihmën e premtuar nga qeveria”, tha ai.
”Lega” e Salvinit, e cila la qeverinë e parë të Contes gati një vit më parë, demonstroi së bashku me mbështetës të dy partive të tjera, konservatorët të krahut të djathtë ”Forza Italia” dhe ultra të djathtët ”Fratelli d’Italia”.
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit