Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdekje një nënë dhe foshnjën e saj

11:38 | 21 Shkurt 2026
E.K

Katër persona janë arrestuar në shtetin lindor indian Jharkhand për dyshimin se kanë djegur për vdekje një grua dhe djalin e saj 10-muajsh. Ky akt i rëndë raportohet se ka ndodhur pas dyshimeve të të arrestuarve se viktima bënte magji.

Burri i viktimës gjithashtu u sulmua dhe pësoi djegie të rënda ku po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia po kërkon edhe për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimeve të Krimit, më shumë se 2,500 njerëz, kryesisht gra, u vranë në Indi nën dyshimin për magji midis viteve 2000 dhe 2016.

Vrasja e së martës e Jyoti Sinku dhe djalit të saj ndodhi muaj pasi pesë anëtarë të një familjeje në shtetin fqinj Bihar u vranë brutalisht dhe dyshohet se u dogjën të gjallë me akuzat për praktikimin e magjisë.

Raste të tilla raportohen shpesh nga zona të banuara nga komunitete fisnore, ku supersticioni është i përhapur dhe një sistem shëndetësor publik joekzistent çon në varësi ndaj bestytnive për këshilla mjekësore.

Të ngjashme