Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga në veriperëndim të Kroacisë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.
Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur në spital dhe se numri i të vdekurve në aksident tani është dymbëdhjetë.
Fillimisht ishte raportuar për 11 persona të vdekur.
“Autobusi ishte nisur nga një vend afër Varshavës, dhe sipas disa informacioneve, ishte një grup që planifikonte të shkonte në pelegrinazh në Megjugorje”, ka thënë Bozhinoviq.
Sipas tij, besohet se në autobus nuk ka pasur fëmijë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për trafik./rel
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava