Dy tërmete të forta me magnitudë 5.7 kanë goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë.
Lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëme materiale, dhe nuk ka rrezik as për cunami.
Sizmiologu grek Akis Tselentis tha për një televizion të Athinës se tërmeti nuk përbën shqetësim, raporton Tvklan.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...