Dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një operacioni policor në qytetin verior hungarez të Esztergom. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në periferi të këtij qyteti, e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Sllovakinë.
Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka vrarë edhe sulmuesin, i cili ende nuk është identifikuar. Shumë policë të tjerë u plagosën dhe janë dërguar në spital.
Në një postim në Facebook, kryeministri hungarez Viktor Orban i ka shprehur ngushëllimet familjes së policit të vrarë në krye të detyrës, pa dhënë detaje të tjera. Partia në pushtet Fidesz njoftoi gjithashtu se polici u vra në një shpërthim në qytetin e Esztergom./abcnews.al
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...