Dy persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar, kur një tren i shpejtë i nisur nga Mynihu i Gjermanisë i përplas me një tren udhëtarësh të mërkurën në Republikën Çeke.
Katër persona me lëndime të rënda janë transportuar nga vendi i aksidentit me helikopter, ndërsa 31 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan Reuters.
Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se aksidenti mes trenave ndodhi në qytezën perëndimore çeke, Domazlice.
“Treni Ex 351 e kaloi shenjën “Stop” dhe u përplas me një tren udhëtarësh”, tha ministri çek i Transportit, Karel Havlicek, duke iu referuar trenit ekspres, Mynih – Pragë.
Agjencia e lajmeve, CTK, raportoi se shërbimet emergjente dërguan katër helikopterë pas aksidentit, që ndodhi pas orës 8 të mëngjesit afër fshatit Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të Pragës.
Komandanti rajonal i zjarrfikësve, Jaroslav Hrdlicka, tha për një televizion çek se ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar një person të zhdukur në vendin e përplasjes./arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...