Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët.
Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.
Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.
Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.
“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.
Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.
Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.
Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...