Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë të shprehura nga Jemeni, thanë Shtetet e Bashkuara të premten.
Një anije u godit nga një dron, ndërsa një tjetër nga raketat, të dyja të lëshuara nga një pjesë e Jemenit që kontrollohet nga Huthi – lëvizja rebele e mbështetur nga Irani.
Ato u sulmuan në Bab El Mandab – një ngushticë e vogël e ujit e cila është jetike për tregtinë globale.
Ky ishte sulmi më i fundit ndaj anijeve të huaja në këtë zonë prej se nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Huthi – që e kapi pushtetin para nëntë vjetëve – është deklaruar si mbështetës i Hamasit dhe thotë se po i sulmon anijet që udhëtojnë drejt Izraelit.
“Ne jemi të vetëdijshëm se diçka që u lëshua nga një rajon i Jemenit i kontrolluar nga Huthi, e goditi një anije që u dëmtua, dhe u raportua për një zjarr”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve AFP të premten.
Më vonë të premten, një zyrtar amerikan i Mbrojtjes tha se një raketë balistike e goditi një anije tjetër në Bab El Mandab. Ajo shkaktoi zjarr dhe një shkatërrues i marinës amerikane u nis për ta shuar zjarrin, sipas tij./rel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...