Dy terroristë të dyshuar të PKK-së janë ndaluar nga oficerët gjermanë në shtetin jugor të Baden- Württemberg.
Hetuesit thanë se të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste, transmeton portali arbresh.info.
Prokurori i Përgjithshëm i Shtutgartit lëshoi më parë urdhër-arrestet kundër anëtarëve të PKK-së 52 dhe 61-vjeçar.
Të dy burrat thuhet se punojnë si udhëheqës të zonës lokale të grupit terrorist. Shumë bartës elektronikë të të dhënave, të dhëna të shkruara dhe materiale relevante propaganduese u konfiskuan gjatë bastisjeve të policisë në shtëpitë e tyre, njoftoi media gjermane.
PKK, e cila është e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet dhe ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë./Arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...