Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë të mërkurën në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë, ku në një konferencë për shtyp në krah të Sekretarit të Përkohshëm të NATO-s, Mark Rutte, foli për çështjet më të nxehta të politikës globale, përfshirë konfliktin e fundit mes Iranit dhe Izraelit.
Trump tha se ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë amerikane që çoi në përfundimin e luftës dymbëdhjetëditore mes dy vendeve, duke theksuar se, pa këtë ndërhyrje, palët “do të ishin ende duke shkëmbyer raketa”.
“U përfshimë drejtpërdrejt dhe i ndaluam ata,” deklaroi Trump. “Të dyja palët më në fund pranuan të uleshin në tryezë dhe të ndalonin luftën.”
Presidenti amerikan u ndal edhe te komunikimi i tij me homologun rus Vladimir Putin, për të cilin tha se kishte ofruar ndihmë për ndërmjetësim në krizën iraniane. Sipas Trumpit, ai e kishte refuzuar këtë ofertë.
“Kam folur shumë dhe me presidentin Putin, ai shprehu vullnetin për të ndihmuar në krizën e Iranit dhe unë i thashë që nuk më nevojitet ndihmë për Iranin, por më nevojitet ndihmë për, Rusinë. Ai u tregua shumë i sjellshëm”, tha Trump.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e përshkruar atë si “një njeri të mirë” dhe duke shtuar se Ukraina do të jetë temë diskutimi e rëndësishme.
Trump tha se sulmi i SHBA në Iran ishte shkatërrues duke i dëmtuar plotësisht cenralet bërthamore të Iranit.
“Irani pësoi një sulm shkatërrues, më pas Izraeli luftoi fort dhe që të dyja palët ranë dakord të ndalnin. Janë si dy fëmijë në shkollë që zihen.”
Trump shtoi se beson se ky zhvillim mund të ndikojë pozitivisht edhe në situatën me pengjet në Gaza. “Mendoj se sulmi ndaj Iranit do të ndikojë disi në lirimin e pengjeve,” theksoi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE
S’duhet të shqetësohemi më për Iranin”, Trump: Bëmë një Hiroshima
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj