Policia Italiane në Milano ka arrestuar tre të rinj shqiptarë, pasi në banesën e tyre me qira i është gjetur drogë dhe disa sende të vjedhura.
Arrestimet janë bërë një ditë më parë, pas sinjalizimeve të banorëve për atë çfarë ndodhte në apartamentin pranë tyre.
Në apartamentin 615, në një pallat që siç duket është jashtë kontrollit bashkiak, policia ka gjetur 4 pako me drogë, orë, kompjuter dhe një iPhohe, të gjithë të vjedhur.
Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Nertil Lako 29 vjeç, Elvis Bilali 28 vjeç dhe Florentino Fejzullahu 26 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit të koduar “Penelop”
Policia kishte marrë sinjalizime për dy apartamente. Në atë të shqiptarëve ishte gjetur edhe lënda narkotike dhe sendet e vjedhura./Indeksonline/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...