Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, do të udhëtojë në Beograd pas një vizite që e kreu në Sarajevë të martën.
Në faqet zyrtare të Presidencës dhe Qeverisë së Serbisë, tani për tani nuk ka njoftime zyrtare për takimet e mundshme me zyrtarin e lartë amerikan.
Burns e vizitoi Sarajevën më 20 gusht, ku zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), si dhe me ministrin e jashtëm të Bosnjës.
Siç i tha REL-it një zyrtar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i cili kërkoi të mbetej anonim, arsyeja e vizitës së drejtorit të CIA-s në Sarajevë ishte, ndër të tjera, edhe retorika dhe veprimet shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sëpska (RS), Millorad Dodik dhe Qeverisë së RS-së.
Ish-diplomat dhe ish-ambasador amerikan në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.
Në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së e emëroi Biden në janar të vitit 2021.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...