Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë Sylejman Soylu njoftoi sot në Twitter se ka dhënë dorëheqje, për shkak të mënyrës së aplikimit të një shtetrrethimi dyditor në qytetet e mëdha turke për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Turqia njoftoi të premten se një shtetrrethim dy-ditor do të hyjë në fuqi gjatë fundjavës, dhe përpara fillimit të tij, një numër i madh njerëzish kanë vërshuar dyqanet në Stamboll, për të marrë ushqim dhe pije, si dhe në qytete të tjera.
Orari i shtetrrethimit ka ngjallur kritika nga qytetarë në të gjithë vendin, shumë prej të cilëve kanë treguar që masa po e rrit rrezikun e përhapjes së virusit.
“E gjithë përgjegjësia për kryerjen e një shtetrrethimi është e imja,” tha Soylu për Daily Turk Sabah.
Në Turqi, janë konfirmuar sot 4.889 raste të reja me koronavirus dhe 97 vdekje, duke ngritur bilancin e vik timave në 1.198, teksa deri më tash janë gjithsej 56.956 të prekur me COVID-19.
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...