Koreja Veriore nuk ka ndaluar së sulmuari me fjalë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke thënë se ai “duhet të izolohet në një spital të çmendurish”.
Për më tepër Koreja Veriore tha se Donald Trump është i “papastër” dhe “mban aromë djersë”, transmeton portali arbresh.info
Trump është “kërcënuar” se nëse shkatërron edhe “një fije bari” në Korenë Veriore, ai do të përfundojë në “ferr”.
Sulmet ndaj Presidentit amerikan janë publikuar në një editorial të gazetës me bazë në Phenian, e cila përdoret si zëdhënse e Kim Jong-un.
Artikulli po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara duhet të “izolojnë Trumpin në spitalin e psikopatëve”.
Sulme me fjalë nga Koreja Veriore kanë ardhur pasi zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se regjimi mund të godasë territorin e SHBA-ve brenda disa muajsh, ndërsa është theksuar se “SHBA-të nuk do të rrinë duarkryq”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...