Gjatë fjalimit të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Donald Trump, porositi se kombi gjendja e kombit amerikan është më e mirë si kurrë më parë.
Megjithatë jo gjithçka shkoi si ishte planifikuar, pasi Trump ka pasur një moment të pazakontë me Drejtuesen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, me të cilën refuzoi t’i shtrëngojë duart, veprim ky që e nxiti Pelosin ta gris fjalimin, transmeton Telegrafi.
E gjitha filloi një natë para se Senati do të duhej të votonte nëse do të lirohet nga akuza gjatë procesit të udhëhequr ndaj tij. Kështu Trump vendosi që pikërisht nga ajo Dhomë t’i drejtohet kombit amerikan.
Pelosi ka zbuluar se nuk ka biseduar me Trumpin që nga tetori i vitit të kaluar, por kur u mundua t’ia zgjat dorën kur ai iu ofrua për t’ia dhënë kopjen e fjalimit, presidenti amerikan refuzoi t’i shtrëngojë duart me të duke e injoruar totalisht.
E kur Trump po mbante fjalimin, ajo është filmuar duke shqyer kopjen e fjalimit që sipas po raportojnë mediat amerikane ishte fjalimi i presidentit. /Telegrafi
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit