Ditën e djeshme Trump plasi një deklaratë të fortë në një tubim në Greenville të Karolinës së Veriut. “Vetëm Jezusi është më i famshëm se unë” – tha Trump para turmës.
Presidenti deklaroi se dikush kohët e fundit dikush i ka thënë se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.
Por Trump tregoi se e kishte kundërshtuar. Presidenti deklaroi para turmës së mbështetësve se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai dhe ai është biri i Zotit, Jezusi.
“Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim.
Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi”, tha Trump.
Ndërsa turma brohoriste Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “As nuk jemi afër”. /lapsi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron