Donald Trump thotë se do të rrisë tarifat oër Kinën, Meksikën dhe Kanadanë në ditën e parë të presidencës së tij.
Sipas Trump, kjo është një përpjekje për të goditur këto shtete dhe rolin e tyre në emigracionin e paligjshëm dhe tregtinë e drogave të paligjshme, shkruan BBC.
Presidenti i zgjedhur tha se menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja.
Ai tha gjithashtu se një tarifë shtesë prej 10% do të vendoset në Kinë derisa qeveria atje të bllokojë kontrabandën e fentanilit sintetik opioid.
Nëse Trump vazhdon me kërcënimet, do të shënojë një përshkallëzim të madh të tensioneve me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës./abcnews.al
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...