Në një operacion të zhvilluar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT), është kapur Mehmet Goren, i konsideruar si një nga figurat e larta të grupit terrorist ISIS (Daesh), në rajonin Afganistan–Pakistan dhe është sjellë në Turqi. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga burime të sigurisë.Sipas informacioneve, Goren kishte marrë pjesë aktive në kampet e ISIS-it dhe me kalimin e kohës ishte ngjitur në një pozicion administrativ brenda strukturës së grupit. Ai njihej me emrin e koduar “Yahya” dhe ishte ngarkuar me organizimin dhe drejtimin e sulmeve vetëvrasëse në emër të organizatës terroriste.
Burimet e sigurisë bëjnë me dije se i dyshuari kishte rënë dakord të kryente sulme që synonin civilë në Afganistan, Pakistan, Turqi dhe vende të Evropës. Hetimet e MIT-it kanë zbuluar se Goren kishte udhëtuar nga Turqia drejt rajonit Afganistan–Pakistan dhe kishte mbijetuar edhe sulme ajrore të kryera kundër elementëve të ISIS-it në Pakistan.
Gjithashtu, mësohet se ai kishte vepruar në bashkëpunim me Ozgur Altun, me emrin e koduar Abu Yasir Al Turki, i cili më parë kishte luajtur rol aktiv në transferimin e anëtarëve të ISIS-it nga Turqia drejt rajonit Afganistan–Pakistan. Altun ishte kapur në të kaluarën, ishte sjellë në Turqi dhe ishte arrestuar.
Autoritetet turke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit terrorist dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.
![]()
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë