Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u shpall fajtor të martën për tri vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.
Juria e shpalli Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.
Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.
Ai përballet me një dënim prej 25 vitesh në burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit Maryellen Noreika do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.
Hunter Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë në këtë vit zgjedhor./voa
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...