Gjykata Ndërkombëtare Kriminale ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm dhe dorëzimin e djalit të Muamar Gadafit, Seif al-Islam.
Ai është liruar nga burgu në Libi, pas pesë vitesh, transmeton portali arbresh.info
Një urdhër arresti i lëshuar nga kjo Gjykatë me qendër në Hagë është bërë në vitin 2011 dhe vazhdon të mbetet valide, pavarësisht nga ligji i supozuar për amnisti në Libi, ka deklaruar Kryeprokurori Fatou Bensouda.
Ai i ka bërë thirrje Libisë dhe shteteve tjera që të ndihmojnë në arrestimin dhe dorëzimin e djalit të Gadafit.
Ai akuzohet për vrasjen dhe persekutimin e disa personave gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2011.
Ish rrëmbyesit e Seif al-Islam thanë se lirimi i tij u vendos si pjesë e faljes nga Parlamenti libian bazuar në rajonin lindor të vendit. Ai gjithashtu është i kërkuar edhe nga një gjykatë në Tripoli.
Djali i diktatorit të rrëzuar libian, i edukuar në shkollat perëndimore, kishte një rol kyç në përpjekjet për ndërmjetësi mes regjimit despotik dhe Perëndimit gjatë vitit 2011./Arbresh.info
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”