Eric Trump ndau së fundmi një postim në platformën e mediave sociale, X ku shfaq babanë e tij, Donald Trump, duke përshkruar me humor se po “blinte” Kanadanë, Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë – përmes Amazon.
Imazhi tregon Donald Trump duke kërkuar në telefonin e tij, duke shtuar tre territoret në “karrocën e tij”, përcjell Telegrafi.
Postim i tij vjen pasi të mërkurën (18 dhjetor), Trump propozoi që Kanadaja të bashkohej me Shtetet e Bashkuara.
“Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100,000,000 dollarë në vit? Nuk ka kuptim! Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ata do të kursenin masivisht në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti 51!!!”, ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.
Komentet e tij kanë ndezur diskutime, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme mbi tregtinë dhe tarifat midis SHBA-së dhe Kanadasë.
Postimi i fundit vjen gjithashtu vetëm një ditë pasi Donald Trump përsëriti dëshirën e tij të kahershme për të blerë Greenlandën, duke e quajtur atë një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Trump ka bërë më parë komente të ngjashme për territorin vetëqeverisës, duke argumentuar se do të ishte strategjikisht e rëndësishme që SHBA ta zotëronte atë.
Më herët të martën (10 dhjetor), Trump u tall gjithashtu me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke e quajtur atë “Guvernatori i Shtetit të Madh të Kanadasë”.
We are so back!!! pic.twitter.com/PvybVULeAz
— Eric Trump (@EricTrump) December 24, 2024
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores