Hamza bin Laden, djali i lideri të al-Qaida është martuar me vajzën e Mohammed Atta, liderit të rrëmbyesve të avionëve dhe sulmeve të 11 shtatorit, siç bëjnë me dije familjarët e tij.
Martesa është konfirmuar nga vëllezërit e Osama bin Laden, Ahmad dhe Hassan al-Attas, në një intevistë për “The Guardian”. Ata besojnë se Hamzai kishte marrë një post drejtues në al-Qaida dhe kishte për qëllim të hakmerrej për vrasjen e të atiti, i cili u qëllua për vdekje gjatë një kontrolli ushtarak në Pakistan .
Hamza bin Laden është djali i njërrës prej tre grave të mbijetuara të Osama bin Laden. Khairiah Sabar, jetonte me të shoqin në Abbottabad, pranë një bazë ushtarake në Pakistan, kur ai u vra.
Që nga ajo kohë, i biri ka bërë disa deklarata publike për të nxitur luftë në Washington, Londër, Paris dhe Tel Aviv. Ai është parë si zëvendës i liderit të grupit, Ayman al-Zawahiri./Opinion.al
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...