Divorci më i shtrenjtë në histori prej $500mln, nis në gjykatën e Londrës

19:41 | 28 Nëntor 2020

Beteja ligjore me e kushtueshme në botë do të nisë javën që vjen në një gjykatë në Londër, në divorcin për ndarjen e një pasurie prej mbi 500 milionë euro, ku përfshihen një super-jaht i quajtur Luna, një helikopter, një avion privat dhe një koleksion arti me vepra nga Mark Rothko, Andy Warhol e Damien Hirst.

Tatiana Akhmedova akuzon ish-bashkëshortin e saj Farkhad Akhmedov, biznesmen aleat i presidentit rus Vladimir Putin, dhe djalin e tyre Temur Akhmedov, se kanë fshehur miliona në asete për të mos i paguar asaj pjesën e divorcit të caktuar nga gjykata në vitin 2016.

Akhmedova akuzon se bashkëshorti i saj rus i lindur në Azerbaixhan, ka transferuar asetet te i biri për të mos i paguar asaj.

Ata mohojnë pretendimet dhe thonë se nëna është në dijeni të dhuratave të babait për të birin mes të cilave përfshihet një apartament 30 milionë paundë në qendër të Londrës.

Të hënën ajo do të dalë në gjyq edhe kundër djalit të saj, të cilin e akuzon si “rreshter të babait” në skemën e fshehjes së pasurisë.

Dy javët e fundit Akhmedova ka fituar urdhra gjykatë për kontrolle në apartamentin luksoz të të birit në kërkim të provave, si dhe ka urdhëruar Google të dorëzojë përmbajtjen e komunikimeve të tij elektronike.

Djali i saj 27 vjeçar Temur, tha së fundmi se çfarëdo që të ndodhë në gjyq “nuk do të pajtohet kurrë me të, prej sjelljes hakmarrëse”.

Temur shtoi se kontrolli prej 10-orësh në apartamentin e tij e ka tronditur, pas sekuestrimit të 58 sendeve të tij, duke përfshirë dhe modemet e lojrave elektronike Xboxes e PlayStation.

Temur thotë se nëna e tij nuk ka të drejtë për pasurinë prej 500 milionë euro të babait, që i është dhënë nga gjykata e Londrës në 2016.

Ai shtoi se babai i kishte ofruar nënës 100 milionë paundë për formalizimin e ndarjes por e ëma kishte paditur dhe gjykata i kishte dhënë 41.5% për qind nga pasuria prej 1.2 miliardë paundë e familjes.

Lajmet më të lexuara