Disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas autoriteteve policore, shpërthimi u përshkrua si “jashtëzakonisht shkatërrues”, teksa sherifi Chris Davis konfirmoi se ka persona të vdekur.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi disa persona të vdekur. Aktualisht kemi arritur ta bëjmë vendin e ngjarjes sa më të sigurt të jetë e mundur. Mund të dëgjohen disa shpërthime më të vogla përreth, por këto janë të parashikuara dhe nën kontroll. E dimë që vendi është i sigurt në kuptimin që nuk priten më shpërthime të mëdha”, tha ai, shkruan NY Time.
Fabrika e municionit ku ndodhi shpërthimi ishte themeluar në vitin 1980 dhe merrej me zhvillimin, prodhimin, trajtimin dhe ruajtjen e një game të gjerë produktesh dhe eksplozivësh për sektorët ushtarakë, hapësinorë dhe për tregun industrial.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...