Kompanitë e mëdha amerikane si Amazon, BlackRock dhe Wells Fargo kanë vendosur të shtyjnë datat e kthimit në zyra si rezultat i rritjes së shpejtë të rasteve me COVID-19 për shkak të variantit Delta.
Sipas informacionit të ndarë nga gjiganti amerikan i tregtisë elektronike Amazon me punonjësit e korporatës në vend, data e kthimit në zyrë, e cila ishte shpallur më parë për më 7 shtator, është shtyrë për më 3 janar 2022.
Amazon tha se rrethanat lokale në lidhje me COVID-19 vazhdojnë të monitorohen nga afër.
Wells Fargo, një nga bankat më të mëdha në SHBA, gjithashtu njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri më 4 tetor. Banka kishte njoftuar më parë 7 shtatorin si datë për kthimin e punonjësve të saj në zyra.
Ndërkaq, firma e menaxhimit të aseteve BlackRock deklaroi se varianti Delta ka ngritur shqetësime për kthimin në zyrë dhe tha se puna në distancë është zgjatur deri më 1 tetor.
Javën e kaluar në SHBA, kompania Google njoftoi se do të zgjasë punën nga shtëpia deri më 18 tetor. Përveç kësaj, Alphabet dhe Facebook e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit e tyre.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 35,335,990, ndërsa numri i të vdekurve në 614,815. /AA/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...