Me shpalljen e fituesit të zgjedhjeve në SHBA, është përflitur se ushtruesi i detyrës së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, pritet që të jetë nënsekretar i shtetit amerikan për Evropë, gjatë mandatit të Joe Biden.
I njëjti përgjatë kohës sa shërbente si ndihmës Sekretar i Shtetit Amerikan, e kishte quajtur ‘palaço’ liderin e LVV’së në vazhdën e sjelljeve të Vetëvendosjes përgjatë kohës sa subjekti politik ishte në pushtet.
“Nuk kam agjendë personale. Unë jam diplomat. E përfaqësoj Sekretarin dhe Presidentin. Ambasadorja Jacobson është përfaqësuesja personale e Presidentit të SHBA’së në Republikën e Kosovës. Palaçot që duan të luajnë dhe që të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit”, ishte shprehur Reeker.
Reeker e kishte qortuar Lëvizjen “Vetëvendosje” pse po i kundërvihej proceseve politike që mbështeteshin nga administrata amerikane.
“Dhe siguri në Evropë nuk mund të ketë, derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë stabile e botës”.
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...