Ambasadori i Maltës në Finlandë, ka dhënë dorëheqje të dielën, pasi në një koment krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin, raporton Deutsche Welle.
Michael Zammit Tabona kishte bërë një koment anti-Merkel në Facebook, por që i kushtoi me gjashtë vite karrierë diplomatike, pasi që ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, ka njoftuar për dorëheqjen e Tabonas duke pranuar se po bën të pamundurën të “riparoj” marrëdhëniet me Berlinin, transmeton Telegrafi.
Bartolo tha se ka pranuar dorëheqjen e ambasadorit që në 2014 u emërua dhe shërbeu në Helsinki. Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social më rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar: “75 vite më parë e ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, për ta kontrolluar Evropën”.
Mediat malteze raportojnë se postimi është fshirë dhe se Zammit Tabona nuk ka qenë i qasshëm për të marrë ndonjë prononcim prej tij.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira