Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio ka dhuruar 10 milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, shuma më e lartë e donacioneve e dhënë për vendin deri më tani.
Kështu raporton GSA News duke iu referuar burimeve të veta.
“Superylli i Hollivudit, i njohur për rolin e tij në filmin hit “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë amerikanë në qeverinë ukrainase ndërsa vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në raport.
DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij, nga nëna, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës, duke iu bashkuar një numri të madh të famshëm të tjerë në mbarë botën që e kanë bërë këtë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka një kosto të lartë për vendin. /arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...