Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm ndaj një kampi për të zhvendosurit në rajonin perëndimor të Darfurit në Sudan, sipas një organizate humanitare që vepron atje.
Dhoma e Reagimit Emergjent të Abu Shouk tha se sulmi i së hënës u krye nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Komiteti i rezistencës në qytetin e afërt el-Fasher, i përbërë nga qytetarë dhe aktivistë lokalë, raportoi gjithashtu këtë ngjarje.
El-Fasher, i cili gjithashtu u godit rëndë nga sulmet, është bastioni i fundit kryesor në Darfur i ushtrisë dhe aleatëve të saj, të cilët po luftojnë me forcat paramilitare RSF në luftën civile dyvjeçare, raporton BBCNews.
OKB paralajmëron se konflikti ka shkaktuar një krizë humanitare, duke rrethuar qytetin e po përballen me urinë.
Mediat sudaneze raportuan se kampi u përfshi në shkëmbimin e zjarrit të luftimeve në el-Fasher. Por organizata e ndihmës brenda Abu Shouk, ku jetojnë të paktën 200,000 njerëz, tha se disa nga viktimat u qëlluan për vdekje në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë u ekzekutuan në publik.
/rtk
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...