Ngrohja e shpejtë dhe jo e zakontë e ujërave në veri të Peru-së ka shkaktuar reshjet më të mëdha dhe vdekjeprurëse në këtë vend për dekada, shkruan Business Insider.
Për një periudhë të shkurtër ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër rrugët e qytetit, transmeton Klan Kosova.
Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut përreth lumenjve.
Gjysma e shtetit është ka shpallur gjendje emergjente, përderisa ndihmat janë duke u dërguar në zonat e goditura më së shumti, ndërsa disa fshatra kanë ngelur tërësisht të izoluara.
Të paktën 70 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Peru.

Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...